Rrjeti i infrastrukturës së Kinës shënon përmirësim në 10 vitet e fundit
2022-09-27 16:03:29

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Rrjeti i infrastrukturës në Kinë ka vazhduar të përmirësohet gjatë dekadës së fundit, me shpërndarje më të balancuar dhe cilësi dhe shërbime më të mira, u bë e ditur në një konferencë për shtyp nga Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës, raportoi “CCTV News”.

Rrjeti gjithëpërfshirës i transportit tejkaloi 6 milionë kilometra deri në fund të vitit 2021, 1.3 herë më shumë nga një dekadë më parë. Kina operoi 794.000 kilometra linja të transmetimit të energjisë 220 kV e lart dhe 54,81 milionë kilometra linja kabllore optike deri në fund të vitit të kaluar, që ishin përkatësisht 1.7 dhe 3.7 herë më shumë se ato të 10 viteve më parë, njoftoi komisioni.

Vëllimi i transportit të pasagjerëve dhe mallrave të hekurudhave, autostradave të Kinës, si dhe xhiros së portit dhe prodhimit të energjisë ka qenë gjithashtu në krye të botës prej vitesh.

Sipas NDRC, hekurudhat e shpejtësisë së lartë të Kinës kanë mbuluar 95 për qind të qyteteve të vendit me një popullsi prej më shumë se një milion; rrugët e shpejta mbulonin 98 për qind të qyteteve me një popullsi prej më shumë se 200.000 banorësh dhe aeroportet e aviacionit civil mbulonin rreth 92 për qind të qyteteve në nivel prefekture.

Deri në fund të vitit 2021, numri i abonentëve celularë dhe përdoruesve të internetit në Kinë arriti në 1.82 miliardë dhe 1.03 miliardë, përkatësisht 1.8 herë dhe dy herë më shumë se 10 vjet më parë.

Shkalla e depërtimit të përdoruesve të 4G dhe 5G në Kinë arriti në rreth 87 për qind deri në fund të vitit 2021, me shkallën e rrjetit 4G në krye të botës për një kohë të gjatë, sipas NDRC. (Fatosi)