Kina zgjat përjashtimin nga taksat për NEV deri në fund të vitit 2023
2022-09-27 16:00:02

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Politika e përjashtimit nga taksat e blerjes për automjetet me energji të re (NEV) do të zgjatet deri në fund të vitit 2023, thanë të hënën autoritetet kineze, shkruan “Xinhua”.

Politika zbatohet për blerjet e bëra të NEV-ve specifike të përshkruara nga një listë zyrtare, sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Financave, Administrata Shtetërore e Tatimeve dhe Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.

Masa synon të mbështesë zhvillimin e sektorit të NEV-ve dhe të stimulojë konsumin e automobilave, thuhet në deklaratë.

Përpara zgjatjes, politika tatimore preferenciale për NEV-të ishte zgjatur tashmë dy herë dhe do të përfundonte në fund të këtij viti. Zgjatja e fundit pritet të heqë 100 miliardë juanë (rreth 14.23 miliardë dollarë amerikanë) të taksave.

Sektori i NEV-ve në Kinë është rritur me shpejtësi këtë vit. Nga janari në gusht, prodhimi i makinave NEV arriti në 3.97 milionë njësi, ndërsa shitjet arritën në 3.86 milionë njësi, me një rritje përkatësisht 1.2 dhe 1.1 herë nga viti në vit. (Fatosi)