Kina arrin suksesin fillestar në ndërtimin e infrastrukturës së re
2022-09-27 12:03:12

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina ka arritur suksesin fillestar në ndërtimin e infrastrukturës së re, e cila ka lehtësuar shumë zhvillimin social dhe ekonomik të vendit gjatë dekadës së fundit, thanë zyrtarët të hënën, njofton “Xinhua”.

Zhang Zhihua, një zyrtar me Komisionin Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, tha se Kina ka shpejtuar hapat e saj në përmirësimin e infrastrukturës së informacionit, si dhe avancimin e integrimit dhe inovacionit të infrastrukturës.

Gjatësia e rrjetit të fibrave optike të Kinës është rritur 2.7 herë gjatë dekadës së fundit dhe numri i rafteve të qendrave të të dhënave ka arritur në 5.9 milionë, tha Zhang në një konferencë për shtyp.

Sipas tij, pajisjet inteligjente po integrohen në industri dhe biznese të ndryshme si transporti, furnizimi me energji dhe prodhimi industrial, si dhe objekte që kanë të bëjnë me mirëqenien e njerëzve si tregtia elektronike, telemjekësia dhe edukimi online.

Për sa i përket inovacionit, Zhang tha se deri në 32 nga 77 projektet kryesore kombëtare të infrastrukturës shkencore dhe teknologjike të planifikuara të Kinës janë vënë në veprim, ndërsa qendrat për kërkimin inxhinierik, teknologjinë e ndërmarrjeve dhe inovacionin industrial janë duke u ngritur në të gjithë vendin.

Song Wen, një zyrtar me Administratën Kombëtare të Energjisë, zbuloi se me sektorin e energjisë që kërkon një zhvendosje më të shpejtë drejt modeleve dixhitale, të bazuara në internet dhe teknologjisë inteligjente, është bërë përparim në fusha të tilla si rrjeti inteligjent, miniera dhe prodhimin  dhe ruajtjen e energjisë. Sipas tij, shkalla e mbulimit të sistemit të automatizimit të shpërndarjes së energjisë në Kinë ka tejkaluar 90 për qind deri në vitin 2021 dhe vendi ka parë përfundimin e mbi 800 vendeve të minierave inteligjente dhe një numri termocentralesh të zgjuar 5G plus.

Zhang tha se infrastruktura e re ka fuqizuar shumë zhvillimin ekonomik dhe social të Kinës duke ofruar mbështetje të qëndrueshme për eksplorimin e teknologjisë së re, duke mbështetur në mënyrë efektive zhvillimin e ekonomisë dixhitale dhe duke lehtësuar plotësisht përmirësimin e mirëqenies së njerëzve. (Fatosi)