Fillon puna për Forumin e Shkencës së Zonës së Madhe të Gjirit
2022-09-26 10:44:54

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në distriktin Nansha të qytetit Guangzhou të Kinës jugore filloi ndërtimi i vendit të përhershëm për Forumin Shkencor të Zonës së Madhe të Gjirit.

Me një sipërfaqe përdhese prej rreth 110.000 metrash katrorë, kompleksi arkitektonik do të përbëhet nga objekte të shumta, duke përfshirë një qendër konferencash, një qendër inovative të teknologjisë shkencore dhe ndërtesa apartamentesh.

Vendi i përhershëm pritet të vihet në përdorim në vitin 2025.

Sesioni i parë i Forumit Shkencor të Zonës së Madhe të Gjirit u mbajt në Guangzhou, kryeqendra e provincës Guangdong, në dhjetor 2021.

I iniciuar nga Aleanca e Organizatave Ndërkombëtare të Shkencës, forumi u organizua nga qeveria provinciale Guangdong. Ai synon të krijojë një platformë në Zonën e Madhe të Gjirit të Guangdong-Hong Kong-Makao për shkencëtarët, sipërmarrësit dhe ekspertët financiarë për të shkëmbyer pikëpamje mbi zhvillimet dhe bashkëpunimin shkencor global. (Fatosi)