Ministria e Tregtisë: Kina, e gatshme të promovojë reformën e OBT-së me anëtarët e G20-s
2022-09-26 10:38:35

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina është e gatshme të punojë me anëtarët e tjerë të Grupit 20 (G20) për të promovuar reformën e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) dhe për të arritur qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm të OKB-së, deklaroi një zyrtar nga Ministria e Tregtisë (MOC), njofton “Xinhua”.

Wang Shouwen, zëvendësministri i tregtisë dhe përfaqësuesi i tregtisë ndërkombëtare të Kinës në MOC, e bëri deklaratën përmes lidhjes video në Takimin Ministror të Tregtisë, Investimeve dhe Industrisë G20 të mbajtur në Indonezi.

Duke iu përmbajtur filozofisë së saj të re të zhvillimit, Kina është e përkushtuar të nxisë partneritetet e zhvillimit të gjelbër, të kryejë bashkëpunim ndërkombëtar investimesh dhe të promovojë zhvillimin e gjelbër të “Një brez, një rrugë”, tha Wang.

Për të ndërtuar një komunitet global të shëndetit për të gjithë, Kina ka bashkëpunuar me më shumë se 120 vende dhe rajone për vaksinat, tha Wang.

Mes përpjekjeve për të shtyrë përpara dixhitalizimin industrial dhe industrializimin digjital, Kina po përparon procesin e saj të anëtarësimit në Marrëveshjen e Partneritetit të Ekonomisë Digjitale dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në ekonominë digjitale, sipas zëvendësministrit.

Wang u bëri thirrje të gjitha palëve që të kundërshtojnë unilateralizmin dhe proteksionizmin dhe të shmangin miratimin e politikave dhe masave diskriminuese që mund të shtrembërojnë investimet globale, zinxhirët industrialë dhe zinxhirët e furnizimit. (Fatosi)