Grupi Mediatik i Kinës (CMG) njoftoi që projekti i parë i ngrohjes me energji bërthamore në Kinën Verilindore është gati të ofrojë ngrohje për banorët në Hongyanhe në qytetin Wafangdian të provincës Liaoning.
Centrali bërthamor “Hongyanhe” është centrali më i madh bërthamor në Kinë deri më sot, me një kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 6.71 gigavatësh, që përfshin 6 reaktorë uji nën presion.
Si një nga zbatimet alternative të energjisë bërthamore, rrjeti ngrohës i centralit mund të mbulojë një sipërfaqe 242 400 metra katrorë.
Ngrohja qendrore me bazë bërthamore shihet si një zgjidhje e mirë për zonat urbane të prekura nga ajri i ndotur dhe gazrat serrë që çlirohen nga lëndët djegëse fosile. Kjo lloj ngrohjeje nuk lëshon dioksid karboni dhe pakëson nxehtësinë e shkarkuar në atmosferë.
Gjashtë njësitë mund të prodhojnë 48 miliardë kilovatorë energji elektrike në vit, që përbën afro 20 për qind të konsumit të përgjithshëm të energjisë elektrike në provincën Liaoning.