Sardenja do t'u paguajë 3000 personave nga 15.000 dollarë për të jetuar në ishull
2022-09-26 11:30:08

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Autoritetet e ishullit italian të Sarndenjës po hartojnë politika për tërhequr banorë të rinj, për të ndihmuar në luftimin e një popullsie në pakësim, shkruan “CGTN”.

Ata kanë hartuar një buxhet prej rreth 45 milionë dollarë për të subvencionuar 3000 grante prej 15.000 dollarë për çdo banor të ri.

“Ne kemi krijuar kushtet që të rinjtë të vendosin të qëndrojnë dhe të zhvillojnë strukturën ekonomike të territoreve më të brishta”,- tha Christian Solinas, presidenti i rajonit të Sardenjës.

Oferta fillestare zyrtare nuk specifikon nëse shtetësia e Bashkimit Evropian është një parakusht.

Paratë që merren për të lëvizur në Sardenjë duhet të shkojnë për rinovimin e një shtëpie. Banorë e rinj duhet të jetojnë atje me kohë të plotë. Brenda 18 muajve, ata duhet të regjistrojnë Sardenjën si vendbanimi i tyre i përhershëm.

Ky nuk është një koncept i ri në Itali. Verën e kaluar, rajoni jugor i Kalabrisë njoftoi se po ofronte 33.000 dollarë për banorët e rinj gjatë tre viteve për t'u zhvendosur atje. Një fshat pranë Romës, i quajtur Santo Stefano di Sessanio, ofroi 52.500 dollarë grante në vitin 2020 për të jetuar dhe punuar atje. (Fatosi)