Kina lëshon dy satelitë të rinj eksperimentalë
2022-09-26 10:48:39

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina lëshoi të dielën një raketë bartës Kuaizhou-1A për të vendosur dy satelitë në hapësirë, njofton “Xinhua”.

Çifti i satelitëve, Shiyan-14 dhe Shiyan-15, u ngritën në orën 6:55 të mëngjesit (koha e Pekinit) nga qendra e nisjes satelitore Taiyuan në provincën veriore të Shanxi dhe së shpejti hynë në orbitën e paracaktuar.

Shiyan-14 do të përdoret kryesisht për të kryer eksperimente shkencore dhe për të verifikuar teknologjitë e reja, ndërsa Shiyan-15 do të ofrojë të dhëna në fushat e studimit të tokës, planifikimit urban dhe parandalimit dhe zbutjes së fatkeqësive.

Ky ishte misioni i 18-të i fluturimit i raketave të serisë Kuaizhou-1A, sipas qendrës së lëshimit. (Fatosi)