Dita e Konfucit shënohet në Budapest me programe kulturore
2022-09-26 10:29:31

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Instituti “Konfuci” në Universitetin Eotvos Lorand të kryeqytetit hungarez festoi ditëlindjen e Konfucit me programe të pasura kulturore, njofton “Xinhua”.

Të pranishmit nga Hungaria dhe Kina shijuan koncerte, shfaqje Kongfu dhe vallet e luanëve në ngjarjen e Ditës së Konfucit.

Publiku pati gjithashtu mundësinë të provonte kaligrafinë kineze, prerjen e letrës kineze, përdorimin e shkopinjve, ngjyrosjen “Perking Opera Mass”, shahun kinez dhe të mësonte bazat e Jianzi-t të dashur të Kinës (badminton kinez me këmbë).

Eniko Gajasz, organizatore e programit kulturor të institutit “Konfuci”, tha se instituti dëshiron të japë një prezantim më të gjerë të kulturës kineze në këtë rast të veçantë.

Pas ceremonisë së hapjes pati edhe dy leksione kulturore, njëra me fokus artet e bukura në Kinë, tjetra në Tempullin e Konfucit në Pekin.

Instituti Konfuci në Hungari festoi 15-vjetorin e themelimit në qershor.

Konfuci (551-479 p.e.s.), një mendimtar që ka ndikuar breza të panumërt të shoqërisë kineze, besohet se kishte lindur më 28 shtator 551 p.e.s. (Fatosi)