Shqipëria dhe Kazakistani, marrëveshje për heqjen e vizave
2022-09-25 11:48:51

Shqipëria dhe Kazakistani kanë arritur marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave. Lajmin e ka bërë me dije në rrjetet sociale ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, e cila ka nënshkruar marrëveshjen në Nju Jork me homologun e Kazakistanit, Tileuberdi Mukhtar.

Xhaçka ka shprehur bindjen se kjo marrëveshje do të kontribuojë në intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh, në lirinë e lëvizjes dhe kontaktet e qytetarëve mes dy vendeve.

“Me ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Tileuberdi Mukhtar, nënshkruam në Nju York marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave mes dy vendeve. E bindur se kjo marrëveshje do të kontribuojë në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dypalësh”,- shkruan Xhaçka në rrjetin social “Facebook”. (Irma)