Qeverisja klimaterike e lidhur me të drejtat e njeriut
2022-09-25 11:40:38

Studiuesit juridikë nga vende të ndryshme ndanë pikëpamjet e tyre mbi qasjen e të drejtave të njeriut ndaj qeverisjes mbi ndryshimet klimaterike, në universitetin “Nankai” në Tianjin.

Në një takim në kuadër të Sesionit të 51-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, ata diskutuan të drejtat mjedisore dhe çështjet gjyqësore rreth ndryshimit të klimës, bëri të ditur “China Daily”

Otto Spijkers, profesor i drejtësisë në universitetin e Wuhan, tha se një parakusht i domosdoshëm për të drejtat e njeriut është një mjedis i pastër, i shëndetshëm dhe i qëndrueshëm. Megjithatë, ndikimi negativ i njeriut në mjedis e pengon në masë të madhe gëzimin e të drejtave të tilla.

Wang Jianxue, një profesor i drejtësisë në universitetin Tianjin, tha se dispozitat e Kushtetutës së Kinës nuk përmendin në mënyrë eksplicite konceptin e të drejtave mjedisore.

Ivano Alogna, një studiues në Institutin Britanik të së Drejtës Ndërkombëtare dhe Krahasuese në Londër, tha se proceset gjyqësore për ndryshimet klimaterike, një fenomen mjaft i ri, janë shtuar gjatë dekadave të fundit si përgjigje ndaj përkeqësimit të ndryshimeve klimaterike dhe dështimit të përshtatjes klimaterike në shumicën e vendeve.

“Veprimet ligjore kundër ndryshimit të klimës nga qeveritë dhe kompanitë janë shtuar, duke hapur rrugën për një vëmendje më të madhe ndaj çështjeve klimaterike në gjykata”,-  tha ai. (Irma)