Modele tradicionale të dizajnit kinez ekspozohen në Austri
2022-09-25 11:36:03

Një ekspozitë e modeleve tradicionale të dizajnit kinez u hap në Austri, duke sjellë hijeshinë e artit kinez për audiencën austriake.

Më shumë se 100 vepra arti, duke përfshirë kostume tradicionale kineze, piktura dhe dizajne novatore, janë pjesë e ekspozitës, për të shfaqur plotësisht bukurinë e modeleve të dizajnit kinez, përcjell “Xinhua”.

Ekspozita, e bashkorganizuar nga universiteti “Minzu” i Kinës dhe instituti “Konfuci” në Universitetin e Vjenës, do të zgjasë deri më 9 tetor.

Xu Jin, kurator i ekspozitës dhe profesor i asociuar nga universiteti “Minzu” i Kinës, tha se ngjarja synon të promovojë shkëmbimet ndërkombëtare mbi modelet tradicionale të dizajnit kinez dhe të kontribuojë në zhvillimin inovativ të artit tradicional. (Irma)