Jetëgjatësia mesatare e Shangait po rritet
2022-09-25 11:31:15

foto: VCG

foto: VCG

Jetëgjatësia mesatare e popullsisë së regjistruar në Shangai është 84,11 vjet, një rritje prej 1,7 vjetësh nga ajo e vitit 2012.

Shen Wei, sekretar i Partisë i Komisionit të Punës së Arsimit dhe Shëndetit Publik të Bashkisë së Shangait, deklaroi se zgjatja e jetëgjatësisë mesatare i atribuohet sistemit shëndetësor publik që siguron jetën dhe shëndetin e njerëzve, citon “China Daily”.

Zgjatja e jetëgjatësisë në Shangai përkon me një rënie të jetëgjatësisë në SHBA, BE dhe Japoni.

Jetëgjatësia në SHBA ra me 0,9 vjet në 76,1 vjet në 2021-shin, nga 77 në 2020-n, më e ulëta që nga viti 1996, sipas një raporti nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), raportoi “Shanghai Observer”.

Jetëgjatësia në lindje në BE ishte 80.4 vjet në vitin 2020, një rënie prej 0.9 vitesh nga një vit më parë, raportoi “China News Service”, duke cituar të dhëna nga “Eurostat”.

Jetëgjatësia në Japoni ra për herë të parë në një dekadë, me jetëgjatësinë mesatare në 87,57 vjet për gratë dhe 81,47 vjet për burrat në vitin 2021, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies në Japonisë, citon një raport i “Global Times”.

Qyteti i Shangait ka formuar një rrjet shërbimesh shëndetësore prej 6,317 organizatash shëndetësore publike dhe 239,600 personel mjekësor, të cilët mbrojnë shëndetin, jetën dhe sigurinë e njerëzve në aspekte të ndryshme gjatë gjithë kohës, tha Shen. (Irma)