Shangai nxjerr rregullore për të promovuar zhvillimin e industrisë së inteligjencës artificiale
2022-09-25 11:16:28

foto: VCG

foto: VCG

Legjislatura lokale në Shangai miratoi një rregullore për nxitjen e zhvillimit të industrisë së inteligjencës artificiale (IA).

Rregullorja, e para e Kinës në nivel provincial në sektorin e IA, do të hyjë në fuqi më 1 tetor, bën të ditur “Xinhua”. IA është një nga tre industritë kryesore që Shangai kërkon të zhvillojë përmes përqendrimit të burimeve.

Autoritetet lokale do të promovojnë ndërtimin dhe përdorimin e platformave të burimeve kompjuterike publike dhe do të ofrojnë mbështetje publike për fuqinë kompjuterike për teknologjinë e inteligjencës artificiale dhe zhvillimin industrial, sipas rregullores.

Rregullorja synon të promovojë inovacionin e përgjithshëm dhe përparimet në industrinë e IA, duke mbështetur zhvillimin e industrive kryesore dhe duke forcuar grumbullimin e ndërmarrjeve të IA.

Rregullorja përcakton gjithashtu se duhet të krijohet një komision ekspertësh për etikën e lidhur me IA dhe të forcohet mbrojtja e grupeve të përdoruesve, duke përfshirë të moshuarit, invalidët, gratë dhe të miturit. (Irma)