Ministri i Jashtëm kinez: SHBA-ja duhet të nxjerrë mësime nga marrëdhëniet e prekura mes dy vendeve
2022-09-24 15:46:16

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi i ka thënë Sekretarit të Shtetit të ShBA-së Antony Blinken se marrëdhëniet Kinë-ShBA janë prekur rëndë dhe mësimet duhet të nxirren nga pala amerikane. Dy diplomatët janë takuar në Nju Jork ku po marrin pjesë në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Wang u fokusua në mënyrë specifike në veprimet e fundit të gabuara nga pala amerikane në lidhje me çështjen e Tajvanit. Ai i kujtoi Blinken se Shtetet e Bashkuara kanë bërë angazhime të qarta politike ndaj Kinës në lidhje me çështjen e Tajvanit. Ai tha se ShBA-ja duhet t’i kthehet respektimit të tre komunikatave kino-amerikane dhe parimit “një Kinë”, të përsërisin politikën e tyre të “një Kine” dhe të shprehin pa mëdyshje kundërshtimin e tyre të qartë ndaj aktiviteteve separatiste të pavarësisë së Tajvanit në të gjitha format. Wang tha se marrëdhëniet Kinë-ShBA janë në një pikë kritike dhe është e domosdoshme që të dyja palët të punojnë për të ndaluar përkeqësimin e mëtejshëm të lidhjeve dypalëshe dhe për t’i ristalibizuar ato.

foto: VCG

foto: VCG

Blinken tha se marrëdhëniet ShBA-Kinë janë në një situatë të vështirë dhe kthimi i marrëdhënieve dypalëshe në një rrugë të qëndrueshme është në përputhje me interesat e të dyja palëve. Blinken përsëriti gjithashtu se pala amerikane nuk kërkon një “Luftë të Ftohtë” të re, nuk ka ndryshuar politikën e saj për “një Kinë” dhe nuk mbështet pavarësinë e Tajvanit.