Korridori tokësor përmes hekurudhës lidh Afganistanin me Kinën
2022-09-24 11:39:03

foto: VCG

foto: VCG

Korridori tokësor përmes hekurudhës ka lidhur Afganistanin pa dalje në det me Kinën, ndërsa treni i parë i mallrave mbërriti në qytetin kufitar Hairatan në provincën veriore Balkh të Afganistanit, shkruan “Xinhua”.

“Është një moment historik dhe një hap pozitiv drejt nxitjes së marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike midis Afganistanit dhe vendeve fqinje”,- deklaroi guvernator i provincës Balkh, Qudratullah Abu Hamza, pas mbërritjes së ngarkesës.

Duke përshëndetur këtë nismë si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve ekonomike në rajon, Hamza tha se Afganistani është i vendosur të zhvillojë marrëdhëniet ekonomike me të gjitha vendet e rajonit.

Me 12 vagonë, treni i mallrave filloi udhëtimin e tij nga qyteti Kashgar i Kinës 12 ditë më parë dhe kaloi Kirgistanin dhe Uzbekistanin përpara se të mbërrinte të enjten në Afganistan. (Irma)