Volkswagen do të ndërtojë ekosistem të qëndrueshëm NEV në Kinën lindore
2022-09-24 11:53:51

foto: IC Photo

foto: IC Photo

“Volkswagen” angazhohet të rrisë zhvillimin e një ekosistemi të qëndrueshëm dhe të fuqishëm të automjeteve me energji të re (NEV) në provincën Anhui të Kinës lindore, tha Erwin Gabardi, CEO-ja i kompanisë në Anhui, gjatë Forumit Sino-Gjerman mbi Zhvillimin e Industrisë NEV në Konventën Botërore të Prodhimit 2022, bën të ditur “Xinhua”.

“Volkswagen Anhui” është një sipërmarrje e përbashkët e fokusuar në NEV, e themeluar në vitin 2017 në Hefei, kryeqendra e Anhui.

“Falë shpejtësisë mbresëlënëse të zhvillimit, “Volkswagen Anhui” është në një rrugë që do ta vendosë atë në krye të industrisë NEV në vitet e ardhshme”,- tha Gabardi.

Pas 12 muaj ndërtimi dhe përgatitjeje, “Volkswagen Anhui” po shkon drejt prodhimit para-seri të modelit të tij të parë muajin e ardhshëm. Prodhimi masiv është planifikuar për vitin 2023.

Deri më sot, “Volkswagen Anhui” ka krijuar bashkëpunim me mbi 1500 furnitorë të mundshëm dhe ka sjellë rreth 260 furnizues në bord.

Provinca Anhui po rrit përpjekjet për të ndërtuar një grup industrial të klasit botëror të NEV dhe automjeteve inteligjente. Një numër i prodhuesve vendas NEV, duke përfshirë “JAC”, “Chery”, “NIO” dhe “BYD”, kanë ngritur gjithashtu objekte prodhimi në provincë.

Anhui prodhoi 214.000 NEV në gjysmën e parë të 2022, 94.1 për qind më shumë nga viti në vit, duke përbërë 30 për qind të prodhimit total të automobilave të provincës. (Irma)