Rrjeti i zonës së tregtisë së lirë të Kinës kontribuon ndjeshëm në tregtinë e jashtme totale
2022-09-24 11:58:10

foto: VCG

foto: VCG

Kina ka zgjeruar rrjetin e saj të zonës së tregtisë së lirë që nga pranimi i saj në Organizatën Botërore të Tregtisë në vitin 2001, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë, Shu Jueting, citon “Xinhua”.

Sipas tij, deri më tani, Kina ka nënshkruar 19 marrëveshje të tregtisë së lirë me 26 vende dhe rajone, me partnerë që mbulojnë Azinë, Oqeaninë, Amerikën Latine, Evropën dhe Afrikën.

Vëllimi i tregtisë midis Kinës dhe partnerëve të saj të tregtisë së lirë përbën rreth 35 për qind të totalit të tregtisë së jashtme të vendit, tha zëdhënësi.

“Kina do të rrisë më tej përqindjen e tregtisë së mallrave me tarifa zero, do të lehtësojë aksesin në treg për tregtinë e shërbimeve dhe investimeve, do të marrë pjesë aktive në negociatat për rregullat e reja për ekonominë digjitale dhe mbrojtjen e mjedisit dhe do të zhvillojë sisteme të reja për një ekonomi të hapur në një nivel më të lartë”,- tha Shu.

Po ashtu ai theksoi se Kina do të nënshkruajë më shumë marrëveshje të tregtisë së lirë me partnerë të gatshëm dhe do të punojë për të rritur efektivitetin e këtyre marrëveshjeve për të përfituar më mirë dhe më shpejt bizneset dhe njerëzit. (Irma)