Baza më e madhe e magazinimit të gazit në Kinë përfundon strukturën kryesore
2022-09-24 11:31:11

(foto: VCG)

“China Construction Electric Power” njoftoi se ka përfunduar struktura kryesore e bazës më të madhe të depozitimit të gazit natyror të lëngshëm (LNG) të Kinës, në provincën lindore Jiangsu, ndërsa është mbyllur rezervuari i fundit i magazinimit me super përmasa, përcjell “Xinhua”.

Baza ka një kapacitet total magazinimi prej 2.5 milionë metra kub, me gjashtë depozita magazinimi të gazit, secila me një kapacitet prej 270.000 metra kub dhe katër të tjerët që mbajnë 220.000 metra kub secili.

Kulmi i rezervuarit të depozitimit të LNG-së, me madhësinë e një fushe futbolli dhe me peshë 1200 tonë, u ngrit më shumë se 60 metra në majë duke përdorur presionin e ajrit, bëri të ditur ndërtuesi “China Construction Electric Power Construction Co., Ltd”.

Baza e magazinimit, e planifikuar të vihet në funksionim të plotë në vitin 2023, do të jetë në gjendje të trajtojë rreth 6 milionë tonë gaz të lëngshëm në vit, e barabartë me rreth 8.5 miliardë metra kub gaz natyror. Ajo ka kapacitetin për të përmbushur kërkesat për banim të provincës Jiangsu, me një popullsi prej rreth 85 milionë banorësh, për 28 muaj.

Kapaciteti i bazës është i mjaftueshëm për të shkurtuar rreth 28.5 milionë tonë emetim të dyoksidit të karbonit çdo vit, që është e barabartë me mbjelljen e 60 milionë pemëve. (Irma)