Nismë e veçantë TCM në Kinë, për përmirësimin e shëndetit publik
2022-09-24 12:05:13

foto: VCG

foto: VCG

Kina ka nisur një program të veçantë trevjeçar për të promovuar rolin e mjekësisë tradicionale kineze (TCM) në përmirësimin e shëndetit publik.

Sipas planit përkatës të zbatimit, të publikuar nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë dhe dy departamente të tjera, programi do të kryhet si pjesë e nismës “Kina e shëndetshme”, bën të ditur “Xinhua”.

Programi do të fokusohet në tetë aspekte, duke përfshirë aplikimin e TCM në kujdesin shëndetësor të nënës dhe fëmijës, kujdesin për të moshuarit, trajtimin parandalues për sëmundjet kronike, miopinë e adoleshentëve dhe obezitetin, si dhe popullarizimin e njohurive të TCM.

Sipas planit, deri në vitin 2025, rreth 90 për qind e institucioneve të nivelit të lartë të kujdesit për nënën dhe fëmijën do të ofrojnë shërbime TCM. Shkalla e menaxhimit të shëndetit të mbështetur nga TCM te fëmijët pritet të arrijë në 85 për qind dhe te njerëzit e moshës 65 vjeç e lart synon të rritet në 75 për qind. (Irma)