Luksemburgu angazhohet për thellimin e marrëdhënieve miqësore me Kinën
2022-09-24 11:33:28

foto: VCG

foto: VCG

Duka i madh Henri i Luksemburgut shprehu angazhimin e tij për thellimin e bashkëpunimit miqësor me Kinën, gjatë paraqitjes së kredencialeve të ambasadorit të ri kinez, Hua Ning, bëri të ditur “Xinhua”.

Gjatë takimit të tyre, duka Henri kujtoi përvojën e tij të paharrueshme në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore 2022 në kryeqytetin e Kinës Pekin në fillim të këtij viti.

Ai tha se marrëdhëniet midis Kinës dhe Luksemburgut janë përmirësuar jashtëzakonisht që nga vendosja e lidhjeve diplomatike pesë dekada më parë, duke shtuar se të dy vendet do të bëjnë përpjekje të përbashkëta për të zgjeruar fusha të reja bashkëpunimi dhe për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe.

Ambasadori Hua tha se marrëdhëniet dypalëshe midis Kinës dhe Luksemburgut i kanë qëndruar provës së kohës dhe presionit nga ndryshimet në situatën ndërkombëtare.

Ambasadori tha se pret të punojë me Luksemburgun për të organizuar një sërë aktivitetesh që shënojnë 50-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve dhe për të zbatuar konsensusin e rëndësishëm të arritur nga dy krerët e shteteve gjatë takimit të tyre në fillim të këtij viti. (Irma)