Kina do të ulë çmimet e shitjes me pakicë të benzinës dhe naftës
2022-09-23 18:44:26

nga VCG

nga VCG

Kina do të ulë çmimet me pakicë të benzinës dhe naftës, duke nisur nga e enjtja, njoftoi planifikuesi kryesor ekonomik i vendit.

Çmimet e benzinës dhe të naftës do të ulen përkatësisht me 290 juanë (rreth 41,71 dollarë amerikanë) për ton dhe 280 juanë për ton, sipas Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, bën të ditur “Xinhua”.

Sipas mekanizmit aktual të çmimeve të Kinës, nëse çmimet ndërkombëtare të naftës bruto ndryshojnë me më shumë se 50 juanë për ton dhe mbeten në atë nivel për 10 ditë pune, çmimet e produkteve të naftës së rafinuar si benzina dhe nafta në vend do të rregullohen në përputhje me rrethanat.

Tre kompanitë më të mëdha të naftës të Kinës, përkatësisht “China National Petroleum Corporation”, “China Petrochemical Corporation” dhe “China National Offshore Oil Corporation”, janë orientuar për të ruajtur prodhimin e naftës dhe për të lehtësuar transportin për të siguruar furnizime të qëndrueshme. (Irma)