Liqeni i dytë më i madh i Kinës me ujë të ëmbël bie në nivel rekord
2022-09-23 18:36:25

nga VCG

nga VCG

Niveli i ujit në Dongting, liqeni i dytë më i madh i ujërave të ëmbla në Kinë, në provincën Hunan të Kinës qendrore, ra në nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë në të njëjtën periudhë, njoftuan autoritetet lokale, përcjell “Xinhua”.

Niveli i ujit në stacionin hidrologjik të liqenit Chenglingji u ul në 19.89 metra mëngjesin e të mërkurës, 7.56 metra më i ulët se mesatarja për të njëjtën periudhë në vitet e mëparshme, sipas departamentit provincial të burimeve ujore.

Shifra shënon nivelin më të ulët të ujit në të njëjtën periudhë që nga ndërtimi i stacionit në 1904.

nga VCG

nga VCG

Për shkak të motit të nxehtë dhe reshjeve të pakta të shiut, prurja e ujit në rrjedhën e sipërme në liqen gjatë 30 ditëve të fundit është rreth 77 për qind më pak se mesatarja për të njëjtën periudhë të viteve të mëparshme, duke kontribuar në një rënie të vazhdueshme të nivelit të ujit të liqenit, vuri në dukje departamenti.

Të dhënat e monitorimit nga departamentet e hidrologjisë dhe meteorologjisë tregojnë se reshjet kumulative në provincën Hunan që nga 8 korriku janë 81 mm, 73.9 për qind më pak se mesatarja e reshjeve të së njëjtës periudhë në vitet e mëparshme.

Numri është më i ulëti në të njëjtën periudhë qëkur të dhënat lokale meteorologjike ishin të disponueshme.

Gjatë 30 ditëve të fundit, reshjet kumulative të Hunanit ishin 10.9 mm, 89 për qind më pak se mesatarja për të njëjtën periudhë të viteve të mëparshme.

Departamenti hidrologjik provincial parashikon që shumë zona të Hunanit do të vazhdojnë mos të kenë reshje të konsiderueshme shiu dhe se niveli i ujit në liqenin Dongting do të vazhdojë të bjerë. (Irma)

nga VCG

nga VCG