Zyrtari kinez: RCEP jep dividendë të spikatur
2022-09-23 18:52:54

Tregtia midis Kinës dhe 14 anëtarëve të tjerë të Partneritetit Ekonomik Gjithëpërfshirës Rajonal (RCEP) arriti në 8.32 trilionë juanë (rreth 1.20 trilionë dollarë amerikanë) në tetë muajt e parë të vitit, duke përbërë 30.5% të totalit të tregtisë së jashtme të Kinës, deklaroi zv.ministri i Tregtisë Wang Shouwen, njëkohësisht përfaqësuesi i tregtisë ndërkombëtare të Kinës në Ministrinë e Tregtisë, në një forum të Panairit të shtatë Kinë-Euroazi në Urumqi, kryeqendra e Rajonit Autonom Xinjiang Ujgur të Kinës veriperëndimore, citon “Xinhua”.

Sipas Wang, qëkur RCEP hyri në fuqi më 1 janar të këtij viti, ai ka dhënë dividendë gjithnjë e më të spikatur për kompanitë nëpërmjet koncesioneve tarifore, lehtësimit të tregtisë dhe politikave të tjera, tha ai.

I nxitur nga marrëveshja më e madhe e tregtisë së lirë në botë, niveli i liberalizimit dhe lehtësimit të tregtisë dhe investimeve është rritur ndjeshëm në Azinë Lindore dhe mjedisi i biznesit në rajon ka parë përmirësim të vazhdueshëm me rritjen e besimit në rimëkëmbjen ekonomike, tha Wang. (Irma)