Kinë: Festa e të Korrave e Fermerëve, sportet shfaqin gjallërinë e fshatit
2022-09-23 12:01:44

Xinhua

Xinhua

23 shtatori është Festa e të Korrave e Fermerëve dhe gjatë saj sportet e shumëllojshme janë bërë veprimtari kremtuese argëtuese.

Xinhua

Xinhua

Kapja e rosës me sy mbyllur
Në qytetin Haikou të provincës Hainan, lojërat argëtuese janë bërë një veprimtari e rëndësishme gjatë Festës së të Korrave. Përmbajtja e këtyre lojërave bazohet nga mbjelljen, korrjen dhe veprimtari të tjera bujqësore. Një prej lojërave më të pëlqyera është kapja e rosës me sy mbyllur.

Xinhua

Xinhua

Në qytetin Longyan të provincës Fujian, pomelot janë pjekur. Sportet me temën e këtij fruti janë të pëlqyera këtu, duke u organizuar veprimtari të tilla si "ndeshjet e basketbollit me pomelo", "gara e stafetës së pomelos" etj.

Në fshatin Raozhihe të provincës Hubei, një maratonë u organizua në mjedisin e freskët malor, ku mbi 92 % e sipërfaqes është e mbuluar me pyje.

Sporti në zonat rurale po përjeton një bum zhvillimi me mbështetjen financiare shtetërore.

Në provincën Jiangsu, deri në fund të vitit të kaluar, sipërfaqja e objekteve sportive publike i kaloi 60 milionë metrat katrorë. Në provincën Gansu janë përuruar 6307 objekte të stërvitjes fizike në zonat rurale, ndërsa mbulimi me fusha basketbolli i të gjitha fshatrave arriti në 99 % .

 Sipas planit të publikuar në qershor nga qeveria, Kina do të nxisë realizimin para fundit të vitit 2025 të objektivave të tilla si sipërfaqja mesatare e objekteve sportive në zonat rurale do të jetë gati sa niveli mesatar kombëtar, ndërsa të rinjtë në këto zona do të ushtrojnë mesatarisht një ose dy sporte.

Xinhua

Fëmijët duke luajtur në pushinën e qendrës kulturore të fshatit Zhujiawu, në qytezën Huanshan të distriktit Fuyang në qytetin Hangzhou të  provincës Zhejiang. (Foto:Xinhua)

Xinhua

Fusha sportive basketbolli, futbolli etj., për banorët vendorë, në fshatin Qixiang të kontesë Huangqiao në qytetin Taixing në provincën Jiangsu. (Foto:Xinhua)

Xinhua

Një adhuruese e ngjitjes së shkëmbit në kontenë Mashan të rajonit Guangxi.

Xinhua

Barinj duke luajtur volejboll në qytezën Angsu të Mongolisë së Brendshme, 30 gusht 2022. Në këtë qytezë me më pak se 8 000 banorë, mbi 3 500 merren me volejboll.