Kërkohet bashkëpunim inovativ i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait
2022-09-22 15:28:10

Instituti i Ekonomisë dhe Tregtisë Kinë-Organizata e Bashkëpunimit të Shangait u krijua për t'u zhvilluar në një institucion arsimor të madh për talentet e avancuara ekonomike dhe tregtare ndërkombëtare me bazë në këtë zonë, për të eksploruar bashkëpunim inovativ në arsim me shtetet anëtare të Organizatës. Deri më tani, instituti ka kryer 81 sesione trajnimi për më shumë se 7200 pjesëmarrës.

Kërkohet bashkëpunim inovativ i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait

Për të ofruar mbështetje më të mirë për rritjen e fortë të talenteve në rritjen e hapjes, Zona Demonstruese e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtar Lokal të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, me qendër në provincën Qingdao, ka eksploruar bashkëpunim inovativ në arsim me shtetet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO).

Zona Demonstruese e Bashkëpunimit Lokal Ekonomik dhe Tregtar Kinë-SCO ndodhet në Jiaozhou, Qingdao, provincën Shandong. [Foto e dhënë për chinadaily.com.cn]

Zona Demonstruese e Bashkëpunimit Lokal Ekonomik dhe Tregtar Kinë-SCO ndodhet në Jiaozhou, Qingdao, provincën Shandong. [Foto e dhënë për chinadaily.com.cn]

Në janar u inaugurua zyrtarisht Instituti i Ekonomisë dhe Tregtisë Kinë-SCO. Ai u krijua për t'u zhvilluar në një institucion arsimor të madh për talentet e avancuara ekonomike dhe tregtare ndërkombëtare me bazë në këtë zonë.

“Ai shërben si një platformë e hapur për integrimin e kërkimit shkencor, arsimit dhe industrive me ndikim ndërkombëtar, si dhe për të trajnuar më tej talentet nga vendet anëtare të SCO-së për të rritur bashkëpunimin shumëpalësh ekonomik dhe tregtar”,- deklaroi Zhang Xinzhu, sekretar i komitetit të punës së partisë së zonës dhe anëtar i Komitetit të Përhershëm të Komitetit të PKK-së në Qingdao.

Gjatë muajve të fundit është vënë re progres në institucionet dhe sistemet qeverisëse, hapësirat e edukimit fizik, fakultetet, mjediset mbështetëse, si dhe janë mbajtur sesione trajnimi për tema të ndryshme dhe shkëmbime akademike me prani fizike dhe “online”.

Avazov Nasimjon, një student nga Taxhikistani në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë Shandong, u regjistrua këtë verë në një kurs trajnimi mbi teknologjitë e komunikimit të gjeneratës së re në institut.

“Përmes këtij sesioni trajnimi, kam thelluar të kuptuarit tim për tregtinë elektronike ndërkufitare, e cila është një pjesë e rëndësishme e studimit tim në Kinë”,- tha Nasimjon.

Ai theksoi se pas kthimit në shtëpi, do të vejë në praktikë atë që ka mësuar dhe do të punojë fort që të bëhet zëdhënës i shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare mes Taxhikistanit dhe Kinës.

Kurset që ndoqi Nasimjon ishin pjesë e shumë sesioneve që Instituti i Ekonomisë dhe Tregtisë Kinë-SCO u ofroi kursantëve ndërkombëtarë nga shtetet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait dhe vendet e përfshira në nismën “Një brez, një rrugë”.

Deri më tani, instituti ka kryer 81 sesione trajnimi për më shumë se 7200 pjesëmarrës, duke i fuqizuar ata me aftësi praktike përmes sesioneve të trajnimit me prani fizike dhe “online”, shkëmbimeve akademike dhe programeve praktike që mbulojnë gjuhët, tregtinë elektronike, zbutjen e varfërisë me fuqi nga teknologjia shkencore, tregtinë dhe multimedia, për t'u përgatitur për një karrierë të ardhshme.

Universiteti Qingdao, operatori i institutit, ka krijuar programe bashkëpunimi me universitete dhe kolegje në Rusi, Bjellorusi dhe Ukrainë.

Universiteti i Biznesit Ndërkombëtar dhe Ekonomisë, Kolegji Profesional i Tregtisë së Jashtme Shandong dhe Universiteti Shandong kanë filluar gjithashtu programe të përbashkëta trajnimi, kërkimi dhe praktike në institut me universitete nga Rusia, India dhe Taxhikistani, si dhe me disa ndërmarrje.

“Do të bëhen më shumë përpjekje për zhvillimin e platformave të reja të bashkëpunimit me vendet e përfshira, në mënyrë që të promovohet bashkëpunimi më konkret në fushat e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtisë dhe shkëmbimeve humaniste dhe për të bërë përparim të ri në zhvillimin e platformave të reja për bashkëpunimin “Një brezi, një rrugë”,- tha Zhang.