Ministria: Shumica e studentëve kinezë kthehen në shtëpi pas studimeve jashtë vendit
2022-09-22 09:56:01

nga VCG

nga VCG

Mbi 80 për qind e të gjithë studentëve kinezë janë kthyer në Kinë pasi kanë përfunduar arsimin jashtë vendit që nga viti 2012, njoftoi Ministria e Arsimit.

Të dhënat e ministrisë tregojnë se për vitin akademik 2020-2021, në Kinë ndiqnin studimet studentë nga 195 vende dhe rajone, 35 për qind më shumë se në vitin 2012, citon “Xinhua”.

Kina ka nënshkruar marrëveshje për njohjen reciproke të kualifikimeve dhe gradave akademike me 58 vende dhe rajone dhe ka krijuar institutet dhe klasat “Konfuci” në bashkëpunim me 159 vende dhe rajone, sipas ministrisë.

Bashkëpunimi ndërkombëtar arsimor është realizuar gjithashtu në vende të caktuara në Kinë, në partneritet me organizatat ndërkombëtare dhe në kuadrin e mekanizmave shumëpalësh, shtoi ministria. (Elona)

nga VCG

nga VCG