Hong Kong/ Forum mbi mundësitë në Zonën e Madhe të Gjirit
2022-09-22 09:33:17

Një forum financiar i mbajtur nga “Phoenix TV” dhe institucione të tjera u hap të mërkurën në Hong Kong, me zyrtarë qeveritarë, drejtues të industrisë dhe studiues që diskutojnë mundësitë në Zonën e Madh të Gjirit Guangdong-Hong Kong-Makao (GBA).

Duke marrë pjesë në forumin me prani fizike të mbajtur në Parkun Shkencor të Hong Kongut, shefi ekzekutiv i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut (HKSAR), John Lee, tha se qeveria do të thellojë bashkëpunimin financiar me pjesën kontinentale për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të zonës, bën të ditur “Xinhua”.

Qin Weizhong, kryebashkiak i qytetit Shenzhen të Kinës Jugore, tha në një adresim video se Hong Kongu dhe Shenzhen ndajnë misionin dhe mundësitë në promovimin e hapjes financiare. Shenzhen do të punojë së bashku me Hong Kongun për të ndërtuar një qendër financiare ndërkombëtare në GBA dhe për të dhënë një kontribut më të madh në rritjen e fuqisë së përgjithshme dhe konkurrencës globale të zonës, tha ai.

Me temën “Perspektivat e reja mes ndryshimeve”, forumi dyditor përmban tema që përfshijnë sfidat ekonomike globale, financat e gjelbra, mbështetjen financiare për risitë teknologjike si dhe përmirësimin e tregut të kapitalit të Hong Kongut. (Elona)