nga VCG
Industria e shërbimeve të Kinës ka bërë përparim të dukshëm gjatë dekadës së fundit, me strukturën industriale të përmirësuar, treguan të dhënat zyrtare të martën.
Vlera e shtuar e sektorit të shërbimeve u rrit me një normë mesatare vjetore prej 7.4 për qind gjatë periudhës 2013-2021, 0.8 pikë përqindjeje më e lartë se rritja mesatare vjetore e PBB-së gjatë periudhës, thuhet në një raport të Zyrës Kombëtare të Statistikave, citon “Xinhua”.
Kontributi i sektorit në zgjerimin e PBB-së u rrit nga 45 për qind në 2012-n, në 63.5 për qind në 2019-n, thuhet në raport dhe në 2021-shin ishte 54.9 për qind, pavarësisht ndërprerjeve të Covid 19.
nga VCG
Sektori i shërbimeve të Kinës ka një strukturë në përmirësim. Në vitin 2021, vlera e shtuar e transmetimit të informacionit, softuerit dhe shërbimeve të teknologjisë së informacionit përbënte 7.2 për qind të vlerës së shtuar të sektorit të shërbimeve, me 2.3 pikë përqindjeje më shumë nga viti 2012, thuhet në raport.
Sipas raportit, në vitin 2021, transaksionet e tregtisë elektronike në vend arritën në 42 trilionë juanë (rreth 6 trilionë dollarë amerikanë), me një normë mesatare vjetore rritjeje prej 20.3 për qind gjatë periudhës 2013-2021. (Elona)
nga VCG