339 qytete kineze patën cilësi të mirë ajri për 86% të tetë muajve të parë të vitit
2022-09-22 11:30:16

nga VCG

nga VCG

339 qytete kineze në ose mbi nivelin e prefekturës patën cilësi të mirë ose të shkëlqyer ajri për një mesatare prej 86.3 për qind të ditëve nga janari deri në gusht të këtij viti, njësoj si vitin e kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit, përcjell “CGTN”.  

Gjatë kësaj periudhe, përqendrimet mesatare të PM2.5 dhe PM10 u regjistruan në 28 mikrogramë për metër kub (μg/m3) dhe 49 μg/m3, përkatësisht 3.4 për qind dhe 7.5 për qind më pak nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.  

nga VCG

nga VCG

Gjithashtu, përqendrimi mesatar i dyoksidit të squfurit dhe dyoksidit të azotit u ul përkatësisht me 11.1 për qind dhe 13.6 për qind, por përqendrimi mesatar i ozonit arriti në 145 μg/m3, duke u rritur me 3.6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.  

Si një matës i rëndësishëm për të gjurmuar përparimin e objektivave për neutralitetin e karbonit, cilësia e ajrit në zonat urbane është përmirësuar për shkak të zhvillimit të ekonomisë së gjelbër, me karbon të ulët dhe ekonomi qarkulluese. (Elona)  

nga VCG

nga VCG