Presidenti Putin shpall mobilizim të pjesshëm ushtarak
2022-09-22 09:37:56

Presidenti rus Vladimir Putin (Foto CGTN)

Presidenti rus Vladimir Putin (Foto CGTN)

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi të mërkurën një mobilizim të pjesshëm ushtarak, që synon mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Rusisë.

Në fjalimin e tij të parë kombëtar që nga autorizimi i operacionit special ushtarak në Ukrainë në shkurt, Putin përsëriti se çlirimi i të gjithë territorit të Donbasit mbetet qëllimi i pandryshueshëm, citon “CGTN” agjencinë e lajmeve “TASS”.

Ai akuzoi Perëndimin se po përpiqet të dobësojë, të ndajë dhe të shkatërrojë Rusinë. “Perëndimi dëshiron që Rusia të shpërbëhet në shumë rajone ndërluftuese”,- tha ai.

Putin i bëri thirrje qeverisë ruse që menjëherë të zgjidhë problemin e mbështetjes financiare për industrinë e mbrojtjes për të rritur prodhimin e armëve.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se dekreti i Putinit do të thërriste 300.000 personel shtesë për të shërbyer në fushatën ushtarake të Rusisë në Ukrainë. (Elona)