CNN: Shkollat publike amerikane po përballojnë sfidën afatgjatë të kushteve të këqija infrastrukturore
2022-09-22 13:14:56


Rrjeti televiziv amerikan CNN njoftoi ditët e fundit se shkollat publike në ShBA po përballen me sfidën afatgjatë të infrastrukturës së keqe, pasi gjithnjë e më shumë ndërtesa shkollore kanë mbushur 50 vjet dhe objektet e vjetra e në kushte të këqija kanë ndikuar rëndë në punën e mësuesve dhe në rezultatet e nxënësve.

Sipas një raporti të publikuar nga autoritetet arsimore, fondet për restaurimin dhe ndërtimin e shkollave publike amerikane janë në një nivel të ulët serioz për të përmbushur kriteret e duhura. "Ndërkohë, nën ndikimin e pandemisë dhe të inflacionit, problemi infrastrukturor duket edhe më i vështirë për t'u zgjidhur", thuhet në raport.