Sektori i ndërtimit në Kinë ka bërë përparime të mëdha në dekadën e fundit
2022-09-21 14:49:15

nga VCG

nga VCG

Sektori i ndërtimit në Kinë ka bërë përparim të dukshëm në dekadën e fundit, thuhet në një raport zyrtar të publikuar nga Zyra Kombëtare e Statistikave, cituar nga “Xinhua”.

Sipas raportit, në vitin 2021, vlera totale e prodhimit të ndërmarrjeve të ndërtimit në mbarë vendin arriti në 29.3 trilionë juanë (rreth 4.22 trilionë dollarë amerikanë), 1.14 herë më shumë nga viti 2012.  

nga VCG

nga VCG

Deri në fund të vitit 2021, Kina kishte 2.26 milionë ndërmarrje ndërtimi. Nga viti 2013 deri në vitin 2021, numri i ndërmarrjeve u rrit me një normë mesatare vjetore prej 6.1 për qind. Sektori i ndërtimit pati përmirësim edhe në strukturë. Në vitin 2021, numri i firmave të klasit të parë të ndërtimit në Kinë arriti në 16.000, 84.3 për qind më shumë nga viti 2012.  

Industria është rritur për t'u bërë një kontribuues i madh në punësim. Në vitin 2021, rreth 81.8 milionë persona punonin në firmat e ndërtimit, duke u renditur i dyti vetëm pas sektorit të prodhimit në aftësinë për të krijuar vende pune, sipas raportit. (Elona)  

nga VCG

nga VCG

nga VCG

nga VCG