Kina kryeson globalisht në prodhimin dhe shitjet e pajisjeve elektronike të konsumit
2022-09-21 15:57:17

nga VCG

nga VCG

Kina renditet e para globalisht në prodhimin dhe shitjet e pajisjeve elektronike të konsumit falë përmirësimit të inovacionit të vendit dhe kapacitetit të ndërtimit të markës, bëri të ditur Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, citon “Xinhua”.

Kina mbetet një bazë e rëndësishme prodhuese globale për produktet elektronike të konsumit, duke tërhequr prodhuesit kryesorë elektronikë në botë, për të krijuar baza prodhuese dhe qendra kërkimore dhe zhvillimi, tha zyrtari i ministrisë Xu Wenli, në një konferencë shtypi.  

Sipas tij, ministria do të përshpejtojë kultivimin e industrive pioniere dhe shtylla në këtë sektor dhe do të promovojë zhvillimin e teknologjisë audio-vizuale të gjeneratës së re dhe industrisë së realitetit virtual.  (Elona)  

nga VCG

nga VCG