Kapacitetet akomoduese në shtëpitë e të moshuarve në Kinë, dyfishuar nga viti 2012
2022-09-21 15:40:40

nga VCG

nga VCG

Numri i shtretërve në institucionet e kujdesit për të moshuarit në të gjithë Kinën është dyfishuar që nga fundi i vitit 2012 në afro 8.13 milionë në tremujorin e parë të këtij viti, deklaroi Li Yongxin, zv/drejtor i Departamentit të Kujdesit për të moshuarit në Ministrinë e Çështjeve Civile, përcjell “China Daily”.  

Sipas Li, ministria ka akorduar 35.9 miliardë juanë (5.12 miliardë dollarë) për ndërtimin e objekteve të kujdesit për të moshuarit.  

“Deri më tani, shërbimet e kujdesit për të moshuarit në nivel komuniteti mbulojnë të gjitha lagjet urbane dhe më shumë se gjysmën e atyre në komunitetet rurale. Në vend tani ka mbi 360.000 objekte të kujdesit për të moshuarit”,- tha Li.  

Ndërkohë, Kina ka ndërtuar gati 6500 objekte të integruara mjekësore dhe të kujdesit për të moshuarit me një total prej 1.75 milionë shtretërish, tha Wang Haidong, drejtor i Departamentit të Plakjes dhe Shëndetit në Komisionin Kombëtar të Shëndetit.  

Kina po plaket me shpejtësi, me numrin e njerëzve të moshës 60 vjeç e lart që arrin në 267 milionë dhe përbënte 18.9 për qind të popullsisë së saj deri në fund të vitit të kaluar. Është vlerësuar se popullsia e moshuar do të arrijë në 300 milionë deri në vitin 2025 dhe 400 milionë deri në vitin 2035. (Elona)  

nga VCG

nga VCG