Vendimet e gjykatave kanë ndihmuar në ruajtjen e mjedisit në Kinë
2022-09-21 14:31:54

nga VCG

nga VCG

Falë përpjekjeve gjithnjë e më të mëdha të gjykatave kineze për të ndëshkuar ndotësit, ekologjia dhe mjedisi i vendit janë përmirësuar gjatë dekadës së fundit.  

Që nga viti 2012, gjykatat në mbarë vendin kanë finalizuar 244.000 çështje penale që përfshijnë mjedisin, duke përfshirë ato të përqendruara rreth tokës, pyjeve dhe kafshëve të egra, si dhe kanë dënuar më shumë se 303.000 persona, njoftoi Gjykata e Lartë Popullore, citon “China Daily”.  

nga VCG

nga VCG

“Ne kemi aplikuar ligjet, rregulloret, udhëzimet dhe masat më të rrepta për të forcuar mbrojtjen e mjedisit”,- tha Liu Zhumei, kryegjyqtare e Gjykatës për Mjedisin dhe Burimet.  

Sipas saj, janë ndëshkuar ashpër ata që shkarkojnë privatisht ujërat e zeza dhe kanë hedhur substanca të rrezikshme dhe u janë kushtuar më shumë vëmendje rasteve që përfshijnë kafshë të egra dhe minierat.  

Statistikat nga Gjykata e Lartë treguan gjithashtu se gjykatat kineze kanë përfunduar 1.38 milionë mosmarrëveshje civile që përfshinin mjedisin gjatë 10 viteve të fundit, si dhe 343.000 çështje kundër departamenteve qeveritare që nuk arritën të kryenin siç duhet detyrat e tyre për të siguruar mbrojtjen e mjedisit. (Elona)  

nga VCG

nga VCG