Tragjedia e emigracionit latinoamerikan
2022-09-20 14:37:23

“Për ne, gjithçka përfundoi”, tha Hermelinda Monteverde, një nënë që humbi djalin e saj në një tragjedi emigracioni të ndodhur në qershor të qytetin San-Antonio të shtetit Teksas, që mori jetën e mbi 50 vetave.

Emigrantë në zonët kufitare midis ShBA-së dhe Meksikës(Foto:VCG)

Emigrantë në zonët kufitare midis ShBA-së dhe Meksikës(Foto:VCG)

Shumë banorë të vendeve latinoamerikane, kur nisen drejt ShBA-së, ëndërrojnë për një jetë të bukur. Por ata nuk e dinë se "bileta" që kanë, është vetëm për "vajtje".

Televizioni amerikan "FOX News" njoftoi të dielën se gjatë vitit financiar që filloi më 1 tetor të vitit të kaluar, 782 emigrantë humbën jetën në kufirin midis ShBA-së dhe Meksikës, duke shënuar një rekord historik. Në fillim të këtij viti, Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (IOM) e përcaktoi kufirin ndërmjet këtyre dy vendeve si rrugën tokësore të emigrimit më të rrezikshme në botë.

Presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador vuri në dukje se banorët largohen nga vendlindja për shkak të varfërisë dhe mungesës së vendeve të punës dhe nëse pala amerikane nuk dëshiron të shohë valë emigrantësh, duhet të ndihmojë vendet e Amerikës Qendrore të zhvillojë ekonominë e tyre. Por në këtë drejtim, ShBA-ja ka folur shumë dhe ka bërë pak. Në majin e sivjetshëm, Obrador u ankua se gjatë bisedimeve që zgjatën për katër vjet, ShBA-ja nuk dha asnjë fond për zhvillimin e vendeve të rajonit.

Ndërsa, sipas një komenti të Grupit Mediatik të Kinës, një arsye tjetër e ndodhjes së tragjedive është luhatja e madhe e politikave të imigracionit ndërmjet administratave të Trump-it dhe të Biden-it. Lidhur me këtë, ish-këshilltarja e lartë e Departamentit të Shtetit të ShBA-së Krish O’Mara Vignarajah u shpreh se politikat e gabuara amerikane janë shkaktari kryesor për rastet e shpeshta të tragjedive. Sipas saj, moskrijimi i sistemit të mbrojtjes humanitare dhe i kornizës së efektshme të imigracionit ka shkaktuar humbje të tmerrshme jete, që ishin të shmangshme.

Emigrantë në zonët kufitare midis ShBA-së dhe Meksikës(Foto:VCG)

Emigrantë në zonët kufitare midis ShBA-së dhe Meksikës(Foto:VCG)

Përveç kësaj, me polarizimin e politikës amerikane, problemi i imigracionit është bërë një mjet lufte ndërmjet dy partive. Sivjet, guvernatorët republikanë të disa shteteve transportuan shumë herë imigrantë në krahinat që qeverisen nga demokratët për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj politikave të imigracionit të administratës së Biden-it. Këta imigrantë janë si një top që hidhet sa andej këtej nga politikanët amerikanë, pa ushqim, pa strehim dhe pa të drejtat bazë të njeriut.

Për ta, “Ëndrra amerikane” është bërë “Makthi amerikan”.