Bumi tregtar Kinë-ASEAN vazhdon
2022-09-20 12:06:33

nga VCG

nga VCG

Kina ka mbajtur një vëllim të madh tregtie me ASEAN për vite me rradhë, madje edhe gjatë krizës financiare të vitit 2008 dhe pandemisë COVID-19, shkruan “China Daily”.

Ndërsa mënyrat e reja të biznesit dhe zinxhirët industrialë marrin formë, ekonomia globale po ndërthuret gjithnjë e më shumë dhe vlera tregtare midis Kinës dhe ASEAN-it ka fituar një vrull në rritje. ASEAN është rritur në partnerin më të madh tregtar në mallra me Kinën që nga viti 2020, me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara që mbajnë pozicionet e dyta dhe të treta.

Vëllimi i tregtisë së Kinës në mallra me ASEAN-in dhe partnerët e tjerë të mëdhenj tregtarë gjatë një harku 15-vjeçar hedh pak dritë mbi ndërveprimet ekonomike të Kinës me botën. (Fatosi)