Kina synon të ofrojë udhëtime në hapësirë në vitin 2025
2022-09-19 09:38:04

nga VCG

nga VCG

Kina pritet të dërgojë grupin e parë të pasagjerëve komercialë në hapësirën suborbitale në vitin 2025, me çdo fluturim me çmim midis 2 dhe 3 milionë juanë (rreth 287.200 deri në 430.800 dollarë), tha një shkencëtar i lartë raketash, njofton “CGTN”.

Aktualisht, ekzistojnë tre mënyra të udhëtimeve në hapësirë, sipas Yang Yiqiang, një shkencëtar i lartë i raketave, i cili ishte drejtor i përgjithshëm i projektit të raketës “Long March” në vitin 2018 dhe themeluesi i kompanisë raketore “CAS Space” me bazë në Pekin.

E para është hyrja në stacionin hapësinor, e cila vendos kërkesa strikte për kushtet fizike dhe psikologjike të turistëve.

E dyta i çon turistët në hapësirë me një aeroplan mallrash që përdoret për të ngritur një anije tjetër kozmike për të çliruar lartësinë.

“Virgin Galactic” dikur njoftoi këto lloje udhëtimesh, me çmim 450.000 dollarë për vend, sipas raportimeve të mediave.

Mënyra e tretë, sipas Yang, dhe ajo në të cilën do të fokusohet Kina, është udhëtimi hapësinor suborbital. Kjo do të jetë më e përshtatshme për shumicën e pasagjerëve. (Fatosi)