Kryeministri Edi Rama gjate komunikimit me medien (Foto Rtsh)
Kryeministri shqiptar Edi Rama bëri të ditur se dy anijet TEC të marra me qira, të cilat do të vendosen në Triportin e Vlorës do të nisin prodhimin e energjisë më 1 janar 2023.
Këto anije janë pronë e kompanisë amerikane “Excelerate Energy”. Ato do të prodhojnë 114 megavat, që është e rëndësishme për një balancë energjetike në kushtet e krizës.
“Ato kanë mbëritur nëShqipëi si një rezultat i një pune të jashtëzakonshme, këmbëngulëse, diplomatike deri në nivelet më të larta”,- deklaroi Rama.
“Excelerate Energy” ka vendosur anije të tilla në Manhattan dhe Berlin.
Kryeministri shqiptar dha detaje edhe rreth marrëveshjes me kompaninë amerikane “Excelerate Energy” për transformimin e TEC-it të Vlorës. Ai tha se në fund të vitit 2023 TEC-i do të prodhojë 300 megavat.
Rama tha se Shqipëria do të jetë një vend i pavarur, sovran dhe eksportues neto i energjisë brenda vitit 2030.
“Kjo është shumë e sigurt. Ne do ta kalojmë këtë krizë më mirë sesa shumë të tjerë dhe shumë më të fuqishëm sesa ne”,- tha kryeministri shqiptar. (Fatosi)