Kina publikon raportin për ushqimin dhe ushqyerjen
2022-09-19 09:45:14

nga VCG

nga VCG

Akademia Kineze e Shkencave Bujqësore (CAAS) publikoi një raport mbi zhvillimin e ushqimit dhe të ushqyerit të Kinës, njofton “Xinhua”.

Raporti përmblodhi tendencat e ushqimit dhe të ushqyerit të Kinës në dekadat e fundit dhe paraqiti një sërë problemesh dhe sugjerimesh.

Që nga reforma dhe hapja, prodhimi dhe furnizimi i ushqimit të Kinës janë rritur ndjeshëm, me furnizimin vjetor të grurit për frymë që arrin në 600 kilogramë, sipas raportit.

Furnizimi ditor me energji i banorëve kinezë ka arritur në 3400 kcal për person, ndërsa furnizimi me energji, proteina dhe yndyra ka vazhduar të rritet, thuhet në raport, duke shtuar se furnizimi i përgjithshëm me energji i banorëve kinezë ka arritur nivelin mesatar të të ardhurave të mesme dhe të larta të vendeve në mbarë botën.

Raporti gjithashtu vuri në dukje probleme të ndryshme me ushqimin dhe të ushqyerit të banorëve kinezë.

nga VCG

nga VCG

Struktura e paarsyeshme dietike e banorëve kinezë është një problem i dukshëm. Marrja e tepërt e vajit, kripës dhe sheqerit ka sjellë rreziqe për shëndetin. Përveç kësaj, përpunimi i tepërt i ushqimit ka çuar në humbje të të ushqyerit të mirë.

Në funksion të problemeve, raporti parashtroi një sërë rekomandimesh politikash. Raporti sugjeroi përshpejtimin e transformimit të sistemit ushqimor dhe zhvillimin e bujqësisë së orientuar nga ushqimi.

Inovacioni i teknologjive kryesore dhe thelbësore në industritë e shpendëve dhe akuakulturës duhet të forcohet për të rritur prodhimin e mishit të bardhë dhe për të promovuar dietat e shëndetshme mes banorëve, thuhet në raport.

nga VCG

nga VCG

Raporti bazohet në të dhëna duke përfshirë statistikat e Zyrës Kombëtare të Statistikave, të dhënat e monitorimit të ushqyerjes së popullsisë të Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, si dhe të dhënat e anketimit në zonat rurale dhe urbane në Kinë. (Fatosi)