Të ardhurat e Kinës nga taksat e pullave janë rritur në periudhën janar-gusht
2022-09-19 10:33:15

nga VCG

nga VCG

Të ardhurat nga taksat e pullave të Kinës u rritën 4.1 për qind nga viti në vit në 318.8 miliardë juanë (rreth 46 miliardë dollarë amerikanë) në tetë muajt e parë të këtij viti, treguan të dhënat zyrtare, njofton “Xinhua”.

Sipas Ministrisë së Financave, të ardhurat nga taksat e pullave të tregtimit të aksioneve u rritën 3.9 për qind nga një vit më parë në 206.9 miliardë juanë gjatë kësaj periudhe.

Të dhënat treguan gjithashtu se të ardhurat fiskale të Kinës u rritën 3.7 për qind nga viti në vit gjatë tetë muajve të parë të këtij viti.

Të ardhurat fiskale të vendit arritën në rreth 13.8 trilion juanë gjatë kësaj periudhe, treguan të dhënat. (Fatosi)