50 shkencëtarë të rinj kinezë fitojnë çmimin “Xplorer 2022”
2022-09-19 14:48:02

Një grup prej 50 shkencëtarësh të rinj kinezë fituan çmimin “Xplorer 2022”, si dhe nga 3 milionë juanë (434,000 dollarë) secili gjatë pesë viteve të ardhshme, për të mbështetur kërkimin e tyre, njofton “China Daily”.

50 përfituesit vijnë nga 18 qytete dhe rajone. Mes tyre janë dhe katër gra. Fituesja më e re është 31 vjeç.

Çmimi u lançua në vitin 2018 nga “Fondacioni Tencent” dhe 14 shkencëtarë të njohur. Ajo ka 10 kategori nga shkencat bazë deri te teknologjitë kufitare, duke filluar nga matematika në shkencat mjedisore, me shkencat mjekësore të shtuara në kategori këtë vit.

Qëllimi i çmimit është të inkurajojë shkencëtarët më të rinj se 45 vjeç që të ndjekin punën e tyre. Çmimi ka financuar 200 shkencëtarë të rinj premtues që nga fillimi i tij. (Fatosi)