Indeksi WIPO konfirmon avantazhin e Kinës në grupimet e shkencës dhe teknologjisë
2022-09-19 16:20:00

Kina zotëron 21 grupime të shkencës dhe teknologjisë lider në botë, në të njëjtin nivel me Shtetet e Bashkuara. Këtë e ka njoftuar Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO).

Sipas Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO), për herë të parë, Kina zotëron 21 grupime të shkencës dhe teknologjisë lider në botë, në të njëjtin nivel me Shtetet e Bashkuara.

nga VCG

nga VCG

Kina dhe SHBA-të pasohen nga Gjermania dhe Japonia, të cilat strehojnë përkatësisht 10 dhe pesë grupe, tha WIPO.

Katër nga pesë grupimet më të mëdha të shkencës dhe teknologjisë në botë janë të vendosura në Azinë Lindore,  një në Japoni, dy në Kinë dhe një në Korenë e Jugut.  I pesti më i madhi është në SHBA, thuhet në një publikim të hershëm nga edicioni 2022 i Indeksit Global të Inovacionit të WIPO.

Tokio-Yokohama në Japoni është grupi me performancën më të mirë, ndërsa Shenzhen-Hong Kong-Guangzhou dhe Pekini zunë vendet e dyta dhe të treta, të ndjekura nga Seuli në vndin e katërt  dhe San Jose-San Francisco në vendin e 5.

Krahasuar me vitin e kaluar, ngjitjet në renditjen e grupimeve 2022 erdhën nga tre grupime kineze: Zhengzhou  në provincën Henan, me 15 pozicione nga viti 2021 në vendin e 83; Qingdao(Qindao) në provincën Shandong dhe Xiamen në provincën Fujian, të cilat u ngjitën nga 12 pika secila në vendet 34 dhe 91, respektivisht.

 "Grupet lokale të inovacionit janë kritike për gjallërinë e ekosistemeve kombëtare të inovacionit, kështu që identifikimi i tyre do të na ndihmojë të kuptojmë se ku dhe si po ndodh inovacioni dhe të promovojmë aktivitetin inovativ si një katalizator i fuqishëm për punë, investime dhe rritje," tha Daren Tang, drejtor i  përgjithshëm i WIPO.

Çdo vit, GII rendit kapacitetet inovative të nivelit të lartë të rreth 130 vendeve dhe ekonomive në mbarë botën.  Grupet e shkencës dhe teknologjisë krijohen përmes analizës së aktivitetit të depozitimit të patentave dhe publikimit të artikujve shkencorë, duke dokumentuar zonat gjeografike në mbarë botën me densitetin më të lartë të shpikësve dhe autorëve shkencorë, tha WIPO.

“Kina po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në forcimin e përparimeve në teknologjitë më të avancuara dhe fushat kufitare, duke përfshirë gjeneratën e ardhshme të teknologjisë me valë, prodhimin e automjeteve me energji të re, transmetimin e energjisë me tension ultra të lartë dhe segmentin fotovoltaik”, tha Xiang Ligang, drejtori i përgjithshëm i Aleancës së Konsumit të Informacionit, një shoqatë e industrisë së telekomit.

Xiang  tha se Kina po shfaqet si një pronar i madh i patentave globale, pasi një numër në rritje i ndërmarrjeve kineze po vënë theks më të madh në aplikimet për patenta dhe po rritin kërkimin dhe zhvillimin.

WIPO tha për renditjen globale për inovacionin, se Kina u ngjit në vendin e 12-të në vitin 2021 nga i 34-ti në vitin 2012, duke kryesuar ekonomitë me të ardhura mesatare.

Numri i aplikimeve për patentë ndërkombëtare të paraqitura nga aplikantët kinezë përmes Traktatit të Bashkëpunimit të Patentave ishte 69,540 në vitin 2021, duke u renditur i pari në botë për të tretin vit radhazi.  PCT është një tregues i përdorur gjerësisht i aktivitetit inovativ.