Gati 50 lëkundje u regjistruan në Tajvan pas tërmetit 6.5 ballë
2022-09-19 14:37:32

nga VCG

nga VCG

Që nga mëngjesi i së dielës, gati 50 lëkundje janë rregjistruar në Tajvan pas një tërmeti me magnitudë 6.5 që goditi qarkun lindor të Taitung të shtunën, duke përfshirë një magnitudë 5.3 në orën 22:35, njoftoi Agjencia Meteorologjike e ishullit, cituar nga “Xinhua”.

Lëkundjet çuan në disa fatkeqësi si shembja e mureve, ndërprerja e energjisë elektrike, plasja e tubacioneve të ujit dhe shembja e qelive, ndër të tjera. Seksionet e prekura hekurudhore kanë rifilluar funksionimin normal. Deri më tani nuk është raportuar për viktima apo fatkeqësi të rënda.

nga VCG

nga VCG

Agjencia meteorologjike bëri të ditur se tërmeti me magnitudë 6.5 është më i forti që ka ndodhur në zonën e epiqendrës gjatë 49 viteve të fundit, i cili ishte në një thellësi të cekët në tokë dhe kështu u ndje në të gjithë ishullin.

Sipas Qendrës së Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë, epiqendra u monitorua në 23.05 gradë gjerësi veriore dhe 121.21 gradë gjatësi lindore, në një thellësi prej 10 km. (Fatosi)

nga VCG

nga VCG

nga VCG

nga VCG