ShBA, mungesë e mësuesve
2022-09-19 15:24:33

Lulet vendosen jashtë shkollës fillore Robb në Uvalde në kujtim të nxënësve dhe të mësuesve që humbën jetë në incidentin e sulmit me armë zjarr në Maj, 17 korrik,Texas, ShBA(Foto:VCG)

Lulet vendosen jashtë shkollës fillore Robb në Uvalde në kujtim të nxënësve dhe të mësuesve që humbën jetë në incidentin e sulmit me armë zjarr më 29 Maj, 17 Korrik,Texas, ShBA(Foto:VCG)

Agjencia amerikane e lajmeve AP njoftoi ditët e fundit se krahas nisjes së semestrit të ri shkollor, mungesa e mësuesve është ende e dukshme, sidomos në jug të vendit. Sipas njoftimit, në disa krahina rurale, në një shkollë publike gjithë vitin nuk kishte mësues të kualifikuar për lëndën e matematikës.

Sipas njoftimit, puna e mësuesve amerikanë po bëhet më e vështirë dhe me presione të shumta para sfidave pandemike: mësuesit duhet të garantojnë sigurinë e nxënësve në rast të kërcënimeve të dhunës me armë zjarri,  të garantojnë mbarëvajtjen e nxënësve në mësime nën ndikimet e epidemisë, të garantojnë gjendjen psikike dhe sjelljet normale të nxënësve. Të dhënat statistikore tregojnë se në majin e sivjetshëm, numri i mësuesve të shkollave publike në ShBA u pakësua me 800 mijë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Mungesa më e madhe u shfaq në arsimin special dhe mësimdhënien shumëgjuhëshe.