Importet gjermane të elektronikës nga Kina rriten 25 për qind në korrik
2022-09-18 10:45:16

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Importet e pajisjeve elektronike të Gjermanisë nga Kina në korrik u rritën me 25 për qind nga viti në vit në 6.6 miliardë euro (6.6 miliardë dollarë amerikanë), sipas Industrisë gjermane Elektro dhe Digjitale (ZVEI).

Kina mbeti vendi më i rëndësishëm i eksportit dhe importit për industrinë gjermane të elektronikës, citon “Xinhua”. Eksportet nga ekonomia më e madhe e Evropës drejt Kinës u rritën me 5 për qind në 2.3 miliardë euro në muaj.

Importet totale të produkteve elektrike dhe elektronike u rritën me 21 për qind në korrik për të arritur në 20.2 miliardë euro në Gjermani, megjithëse eksportet u rritën vetëm me 8 për qind në 19.5 miliardë euro, sipas ZVEI.

“Për katër muaj radhazi, importet kanë qenë më të larta se eksportet në terma absolute”,- tha kryeekonomisti i ZVEI, Andreas Gontermann.

Për vitin e plotë 2022, industria pret një suficit importi, për shkak të diferencave thelbësore midis importeve dhe eksporteve që u akumuluan në fillim të këtij viti. “Kjo do të ishte hera e parë këtë mijëvjeçar”,- shtoi Gontermann.

Megjithëse vëllimi i përgjithshëm i tregtisë së Gjermanisë ra në korrik, krahasimi afatgjatë me shifrat e viteve të mëparshme tregon ende një zhvillim pozitiv, bëri të ditur në fillim të këtij muaji Federata Gjermane e Shitjes me Shumicë, Tregtisë së Jashtme dhe Shërbimeve (BGA). (Irma)