Prodhimi industrial i Kinës u rrit me 3.6 për qind në tetë muajt e parë
2022-09-18 10:41:20

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Prodhimi industrial me vlerë të shtuar i Kinës, një tregues i rëndësishëm ekonomik, u rrit me 3.6 për qind nga viti në vit në tetë muajt e parë të këtij viti, treguan të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS).

Vetëm në gusht, prodhimi industrial i vendit u rrit me 4.2 për qind nga viti në vit, pas zbritjes së faktorit të çmimit, përcjell “Xinhua”.

Shifra ishte 0.32 për qind më e lartë se muajin e kaluar, sipas NBS-së.

Prodhimi industrial përdoret për të matur aktivitetin e ndërmarrjeve të mëdha të përcaktuara me një qarkullim vjetor biznesi prej të paktën 20 milionë juanë (rreth 2.89 milionë dollarë amerikanë). (Irma)