Banka Botërore paralajmëron për rritjen e rrezikut të recesionit global
2022-09-18 11:06:56

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ndërsa bankat qendrore në të gjithë botën po rritin njëkohësisht normat e interesit në përgjigje të inflacionit, bota mund të jetë duke shkuar drejt një recesioni global në vitin 2023, paralajmëroi Banka Botërore.

Bankat qendrore në mbarë botën kanë rritur normat e interesit këtë vit me një shkallë sinkroniteti që nuk është parë gjatë pesë dekadave të fundit, një trend që ka të ngjarë të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm, citon “Xinhua” një studim të  Bankës Botërore.

Megjithatë, trajektorja aktuale e pritshme e rritjes së normave të interesit dhe veprimeve të tjera të politikës mund të mos jenë të mjaftueshme për të ulur inflacionin global në nivelet e para pandemisë, vuri në dukje studimi. Investitorët presin që bankat qendrore të rrisin normat e politikës monetare globale në pothuajse 4 për qind deri në vitin 2023, një rritje prej më shumë se 2 pikë përqindjeje mbi mesataren e tyre të vitit 2021, sipas studimit.

“Nëse kjo do të shoqërohej nga stresi i tregut financiar, rritja e PBB-së globale do të ngadalësohej në 0.5 për qind në 2023-shin, një tkurrje prej 0.4 për qind në terma për frymë që do të përmbushte përkufizimin teknik të një recesioni global”,- vuri në dukje studimi.

Sipas studimit, një varg krizash financiare në tregjet në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim do të shkaktonin dëm të përhershëm. “Shqetësimi im i thellë është se këto tendenca do të vazhdojnë, me pasoja afatgjata që janë shkatërruese për njerëzit në tregjet në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim”,- tha presidenti i Bankës Botërore, David Malpass.

“Për të arritur norma të ulëta inflacioni, stabilitet të monedhës dhe rritje më të shpejtë, politikëbërësit mund të zhvendosin fokusin e tyre nga ulja e konsumit në rritjen e prodhimit”,- tha Malpass. (Irma)