Ulja e taksave dhe tarifave të Kinës injektojnë vitalitet në treg
2022-09-18 11:04:10

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Uljet dhe shtyrjet e taksave dhe tarifave të Kinës po injektojnë vitalitet te subjektet e tregut të vendit, tregojnë të dhënat zyrtare.

Rimbursimet e akumuluara të taksave të vendit, shkurtimet e taksave dhe tarifave, si dhe shtyrjet e tyre këtë vit arritën në 3.3 trilionë juanë (477.56 miliardë dollarë amerikanë) deri më 31 gusht, sipas Administratës Shtetërore të Taksave, citon “Xinhua”.

Këto politika preferenciale kanë hyrë në fuqi për lehtësimin e barrës financiare të sipërmarrjeve. Nga prilli në gusht, të ardhurat nga shitjet e sipërmarrjeve që gëzojnë rimbursime kreditore të TVSH-së janë rritur me 6.9 për qind nga viti në vit, 4.6 pikë përqindje më të larta se ato të ndërmarrjeve që nuk gëzojnë rimbursime të tilla.

Gjatë të njëjtës periudhë, të ardhurat nga shitjet e sipërmarrjeve prodhuese që gëzojnë rimbursim të kredisë së TVSH-së u rritën me 7.5 për qind nga viti në vit, 4.2 pikë përqindje më të larta se ato të ndërmarrjeve që nuk gëzojnë rimbursime të tilla.

Firmat e vogla janë përfituesit kryesorë të paketës së politikave preferenciale të taksave dhe tarifave në vend, duke zënë 93.1 për qind të tatimpaguesve që gëzojnë rimbursimin e kredisë së TVSH-së gjatë periudhës prill-gusht. (Irma)